http://mamimendihmo.com/materiale/metoda.html
Metodat e mësimdhënies që kanë në qëndër mësuesinShpjegimi
Shpjegimi është metoda e mësimthënies që synon sqarimin e koncepteve, ideve, marrëdhënieve të
ndryshme, shtjellimin dhe paraqitjen me hollësi të diçkaje, argumentimin e mendimeve të shpreuara.
Tradicionalisht shpjegimin e ka kryer vetëm mësuesi, por në kohën e sotme synohet të tërhiqen edhe
nxënësit në shpjegim. Pjesëmarrja e tyre në shpjegim i ndihmon ata të qartësohen, të jenë nismëtarë të
shpjegimit dhe të luajnë rol aktiv në mësim.
Njijen katër lloje shpjegimesh: përshkrues, parashkrues ose mormativ, estetik dhe analitik.
Shpjegimi përshkrues përmbledh: shpjegim fjalësh, shkaqesh, arsyesh, strukturash, interpretim
proverbash etj.
Shpjegimi parashkrues përmbledh sqarimin e veprimeve shoqërore dhe etike, të rregullave dhe të
procedurave për arritjen e diçkaje.
Shpjegimi estetik përfshin shpjegimin e vlerave, të kritereve për vlerësim dhe shpjegimin interpretues.
Shpjegimi analitik përfshin qartësimin e koncepteve dhe rregullave për të kryer veprime të ndryshme
No comments:
Post a Comment