Thursday, November 1, 2012

metodat e mesimdhenies

http://mamimendihmo.com/materiale/metoda.html
Metodat e mësimdhënies që kanë në qëndër mësuesinShpjegimi

Shpjegimi është metoda e mësimthënies që synon sqarimin e koncepteve, ideve, marrëdhënieve të 
ndryshme, shtjellimin dhe paraqitjen me hollësi të diçkaje, argumentimin e mendimeve të shpreuara.
Tradicionalisht shpjegimin e ka kryer vetëm mësuesi, por në kohën e sotme synohet të tërhiqen edhe 
nxënësit në shpjegim. Pjesëmarrja e tyre në shpjegim i ndihmon ata të qartësohen, të jenë nismëtarë të 
shpjegimit dhe të luajnë rol aktiv në mësim.

Njijen katër lloje shpjegimesh: përshkrues, parashkrues ose mormativ, estetik dhe analitik.

Shpjegimi përshkrues përmbledh: shpjegim fjalësh, shkaqesh, arsyesh, strukturash, interpretim 
proverbash etj.

Shpjegimi parashkrues përmbledh sqarimin e veprimeve shoqërore dhe etike, të rregullave dhe të 
procedurave për arritjen e diçkaje.

Shpjegimi estetik përfshin shpjegimin e vlerave, të kritereve për vlerësim dhe shpjegimin interpretues.
Shpjegimi analitik përfshin qartësimin e koncepteve dhe rregullave për të kryer veprime  të ndryshme